Privatësia dhe politika për përdorimin e të dhënave

Politika e Privatësisë — Porsche Kosova

Ju falënderojmë për interesin tuaj ndaj shoqërisë sonë. Mbrojtja e privatësisë suaj gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit (www.porsche-prishtina.com) ose gjatë veprimtarive tona të biznesit ka rëndësi të veçantë për ne. Për këtë arsye, më poshtë ju ofrojmë informacion të hollësishëm mbi mënyrën se si përpunojmë të dhënat tuaja personale, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-082 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave ose LMDH”)

Porsche Kosova SH.P.K. është, në përgjithësi, kontrolluesi përgjegjës për përpunimin e të dhënave të përshkruar më poshtë. Në raste të caktuara mund të ekzistojë përgjegjësi e përbashkët me shoqërinë përkatëse të grupit, kur kjo e fundit është e përfshirë në veprimtarinë konkrete të përpunimit; kur ekziston një përgjegjësi e tillë e përbashkët, kjo shprehet qartazi në përshkrimin e veprimtarisë përkatëse të përpunimit.

Kjo politikë privatësie zbatohet për www.porsche-prishtina.com, nën-faqet e saj dhe përpunimet e lidhura me to. Ajo nuk zbatohet për faqe interneti të kontrolluara dhe operuara nga palë të treta.

1. Integriteti i të dhënave

Kontrolluesit kanë marrë masat e përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja, përfshirë masa mbrojtëse kundër humbjes, manipulimit dhe aksesit të paautorizuar. Këto masa rishikohen rregullisht dhe përshtaten me zhvillimet e teknologjisë. Nëse ndodh një shkelje e sigurisë së të dhënave tuaja personale që mund të sjellë rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë tuaja, ne do t’ju njoftojmë pa vonesa të panevojshme, si dhe do të njoftojmë Agjencinë për Informim dhe Privatësi (“Agjencia”), në përputhje me detyrimet e njoftimit sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

2. Përdorimi nga të mitur

Shërbimet tona online dhe veprimtaritë e përpunimit të të dhënave u drejtohen personave që kanë mbushur moshën 16 vjeç. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave (Neni 7, pika 1, LMDH), përpunimi i të dhënave personale të një të mituri, bazuar në pëlqim, në lidhje me shërbimet e shoqërisë së informacionit, është i ligjshëm vetëm nëse i mituri ka mbushur moshën 16 vjeç; nën këtë moshë, pëlqimi duhet të jepet ose autorizohet nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore. Nëse marrim dijeni se kemi përpunuar të dhëna të një të mituri pa autorizimin e kërkuar prindëror, do ta ndërpresim këtë përpunim dhe do t’i fshijmë të dhënat pa vonesa të panevojshme

3. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale

Informacioni që ju na jepni

Nëse na kontaktoni ose mundësoni të dhëna nëpërmjet faqes sonë të internetit apo gjatë ndërveprimit me Ne, të dhënat që na jepni do të përpunohen për qëllimet e përshkruara në këtë politikë.

Informacioni që mbledhim ne

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, disa të dhëna personale mblidhen automatikisht nëpërmjet cookies dhe teknologjive të ngjashme. Për më shumë informacion mbi cookies që përdorim, ju lutemi shihni Politikën tonë të Cookies.

4. Transmetimi i të dhënave

Porsche Kosova nuk e kryen vetë çdo veprimtari përpunimi dhe mbështetet nga partnerë profesionistë të përzgjedhur me kujdes. Këta partnerë janë të detyruar kontraktualisht të përpunojnë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të garantojnë të drejtat tuaja nëpërmjet masave të përshtatshme teknike dhe organizative. Partnerët tanë nuk kanë të drejtë t’i përdorin të dhënat tuaja personale për qëllime të tyre ose reklamuese, apo t’ua kalojnë palëve të treta. Ne nuk ua kalojmë të dhënat tuaja palëve të treta, si p.sh. shoqëri që tregtojnë adresa apo shoqëri të marketingut direkt.

Kur marrësit ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës — përfshirë shoqëritë e grupit të vendosura në Bashkimin Evropian, si p.sh. në Austri — ne sigurojmë një nivel adekuat mbrojtjeje nëpërmjet masave të përshtatshme, si p.sh. një vendim përshtatshmërie i njohur sipas legjislacionit kosovar, klauzola standarde kontraktuale, ose masa të tjera të përshtatshme të miratuara nga Agjencia, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave për transferimin ndërkombëtar të të dhënave (nenet 46–49).

5. Përpunimi i të dhënave në faqen e internetit

Formulari i kontaktit të përgjithshëm

Përshkrimi: Kur dërgoni një formular ose mesazh, përpunojmë informacionin e dhënë për të trajtuar kërkesën tuaj.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi, si dhe fusha teksti të lirë.

Qëllimi: Përgjigjja ndaj kërkesës dhe administrimi i komunikimit.

Baza ligjore

  • Përmbushja e masave paraprake të kontratës (Neni 5, pika 1, “1.2” LMDH) — për të përpunuar dhe për t’iu përgjigjur kërkesës suaj individuale.
  • Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — interesi ynë legjitim konsiston në përpunimin e besueshëm dhe individual të kërkesave tuaja.

Marrësit e të dhënave: Punonjës të departamenteve përkatëse; shoqëri të grupit.

6. Përpunimi i të dhënave në veprimtarinë e biznesit

6.1 Portali i Furnitorëve

Përshkrimi: Furnitorët potencialë dhe ekzistues mund të japin të dhënat e shoqërisë së tyre gjatë negociatave dhe ndërveprimeve, me qëllim që të merren në konsideratë si partnerë biznesi dhe të marrin pjesë në tenderë apo për të mundësuar shërbime dhe produkte. Gjatë procesit të regjistrimit mblidhen të dhëna themelore të shoqërisë, të dhëna kontakti dhe dokumentacion që vërteton formën juridike dhe përmbushjen e kërkesave të pajtueshmërisë. Furnitorët duhet të pranojnë kushtet e zbatueshme të prokurimit dhe Kodin e Sjelljes për Partnerët e Biznesit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna profesionale kontakti dhe organizimi, të dhëna kontraktore, aftësi paguese dhe të dhëna bankare.

Qëllimi: Zbatimi i tenderëve dhe proceseve të lidhjes së kontratave.

Baza ligjore

  • Përmbushja e kontratës / masave paraprake të kontratës (Neni 5, pika 1, “1.2” LMDH) — për zbatimin e regjistrimit dhe fillimin e administrimin e kontratave me furnitorët.
  • Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — për të menaxhuar në mënyrë efikase proceset e prokurimit, për të verifikuar përshtatshmërinë e furnitorëve dhe për të ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me furnitorët.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT.

Periudha e ruajtjes: Të dhënat e regjistrimit: gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies me furnitorin. Të dhënat e kontratës dhe të pajtueshmërisë: 10 vjet.

7. Përpunimi i të dhënave në kontekstin e pajtueshmërisë

Dhurimet dhe përfitimet

Përshkrimi: Në përputhje me legjislacionin kundër korrupsionit dhe politikat tona të brendshme të pajtueshmërisë, përfitimet (ftesa, dhurata, etj.) të ofruara ose të marra regjistrohen në bazën tonë të të dhënave për pajtueshmërinë dhe i nënshtrohen një procesi miratimi. Të gjitha dhurimet drejt dhe nga palë të treta me lidhje biznesi dokumentohen në mënyrë transparente.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi të partnerëve të biznesit dhe punonjësve.

Qëllimi: Pajtueshmëria.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — shkëmbimi i të dhënave brenda grupit për qëllime administrative të brendshme dhe parandalimin e mashtrimit.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; departamenti i brendshëm i pajtueshmërisë; ofrues të jashtëm shërbimesh (p.sh. për operimin e bazës së të dhënave); autoritetet, kur kërkohet me ligj.

Sistemi i sinjalizimit (whistleblowing)

Përshkrimi: Punonjësit dhe partnerët e jashtëm të biznesit mund të përdorin sistemin tonë të sinjalizimit për të raportuar shkelje të dyshuara të ligjit, politikave të brendshme ose kërkesave të pajtueshmërisë, përfshirë në mënyrë anonime kur sistemi e lejon. Raportimet shqyrtohen dhe përpunohen nga funksioni përgjegjës i pajtueshmërisë dhe, kur është rasti, nga pajtueshmëria e grupit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi; kategori të veçanta të të dhënave personale, kur janë të lidhura me raportimin; të dhëna që lidhen me vepra penale ose kundërvajtje administrative, kur janë të lidhura me raportimin.

Qëllimi: Pajtueshmëria me ligjet dhe parandalimi i mashtrimit dhe akteve të tjera të paligjshme.

Baza ligjore

  • Përmbushja e një detyrimi ligjor (Neni 5, pika 1, “1.3” LMDH) — përfshirë detyrimet sipas legjislacionit të zbatueshëm për mbrojtjen e sinjalizuesve.
  • Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — zbulimi dhe parandalimi i shkeljeve dhe mbrojtja e shoqërisë dhe e punonjësve të saj.
  • Kategoritë e veçanta të të dhënave dhe të dhënat mbi vepra penale ose kundërvajtje administrative — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për sqarimin e një çështjeje me interes të rëndësishëm publik dhe kur lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Marrësit e të dhënave: Pajtueshmëria e grupit; autoritetet dhe gjykatat, kur kërkohet me ligj; shqyrtues ose avokatë të jashtëm, kur është e nevojshme.

8. Verifikimi i Partnerëve të Biznesit (BPDD)

Përshkrimi: Verifikimi i thelluar i partnerëve të biznesit të grupit kryhet nëpërmjet një mjeti të dedikuar në cloud. Të dhënat e partnerëve të biznesit mblidhen për një vlerësim risku (krahasim me listat e brendshme të integritetit dhe baza të dhënash të jashtme) dhe, kur është e nevojshme, plotësohen me informacion shtesë. Departamenti i pajtueshmërisë përgatit një raport bazuar në këtë vlerësim; partnerët e biznesit që nuk përmbushin kërkesat mund të përfshihen në listën e integritetit të grupit dhe të përjashtohen nga bashkëpunimi.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna organizative, të dhëna kontrate, të dhëna përdorimi IT, të dhëna financiare dhe aftësie paguese, të dhëna mbi rrethanat personale ose profesionale, kategori të veçanta të të dhënave personale dhe të dhëna që lidhen me vepra penale ose kundërvajtje administrative, kur është rasti.

Qëllimi: Pajtueshmëria dhe parandalimi i mashtrimit.

Baza ligjore

  • Përmbushja e një detyrimi ligjor (Neni 5, pika 1, “1.1” “1.3” LMDH) — p.sh. kërkesat kundër pastrimit të parave, kundër korrupsionit dhe sanksioneve ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë dhe brenda grupit.
  • Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — parandalimi i korrupsionit dhe krimit financiar dhe sigurimi i një zinxhiri furnizimi të qëndrueshëm ligjërisht brenda grupit.
  • Kategoritë e veçanta të të dhënave personale — përpunohen vetëm në masën e nevojshme për të mbrojtur një interes të rëndësishëm publik, mbi një bazë ligjore specifike.
  • Të dhëna mbi vepra penale ose kundërvajtje administrative — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për vlerësimin e integritetit të partnerëve të biznesit dhe kur lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Përgjegjësi e përbashkët: Kur procesi i verifikimit të thelluar kryhet së bashku me grupin më të gjerë, shoqëritë përkatëse përcaktojnë së bashku qëllimet dhe mjetet e përpunimit, ndërkohë që përgjegjësitë ndahen mes shoqërisë lokale të grupit (regjistrimi fillestar dhe vlerësimi i riskut) dhe Porsche Kosova / funksionit të pajtueshmërisë së grupit (vlerësimi i thelluar, raportimi dhe vendimet e miratimit).

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues të jashtëm shërbimesh të angazhuar për kryerjen e verifikimit; ofrues shërbimesh IT; autoritetet dhe rregullatorët, kur kërkohet me ligj.

Verifikimet e së kaluarës (Background checks)

Përshkrimi: Si pjesë e procesit të aplikimit për pozicione drejtuese dhe të nivelit të lartë, ne mund të kryejmë një verifikim të së kaluarës bazuar në burime publikisht të aksesueshme dhe baza të dhënash të miratuara (p.sh. regjistri tregtar, lista sanksionesh). Përjashtohen profilizimi dhe kërkimet private në media sociale. Raporti i dërgohet përfaqësuesit të BNJ që ka kërkuar verifikimin dhe, kur është rasti, drejtorisë së lartë të BNJ të grupit; raporti i plotë ruhet veçmas nga dosja e personelit, e cila regjistron vetëm faktin që një verifikim është kryer.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna personale, profesionale dhe financiare; të dhëna mbi akuza penale, kur janë të lidhura. Kategoritë e veçanta të të dhënave personale nuk përpunohen, përveç rasteve të jashtëzakonshme të kërkuara me ligj.

Qëllimi: Pajtueshmëria, verifikimi i integritetit dhe parandalimi i mashtrimit.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — sigurimi i pajtueshmërisë dhe integritetit, p.sh. verifikimi i punësimit të mëparshëm, kualifikimeve ose aftësisë paguese, kur është relevante për pozicionin.

9. Përpunimi i të dhënave në procesin e aplikimit

Procesi i aplikimit dhe i përzgjedhjes

Përshkrimi: Si pjesë e procesit të aplikimit, ne përpunojmë të dhëna personale për të shqyrtuar dokumentet, komunikuar me kandidatët, organizuar dhe zhvilluar procedura përzgjedhjeje (përfshirë intervista online), zhvilluar hapa të mëtejshëm përzgjedhjeje (p.sh. qendra vlerësimi ose teste njohurish për praktikantë), ndarë aplikimet me BNJ-në dhe departamentin përkatës punësues, dhënë përgjigje pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, dhe, me pëlqimin tuaj të shprehur, ruajtur aplikimin tuaj përtej procesit aktual për t’ju kontaktuar për vende të lira pune në të ardhmen.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna private kontakti dhe identifikimi, të dhëna profesionale kontakti dhe organizative, të dhëna përdorimi IT, kategori të veçanta të të dhënave personale kur janë relevante (p.sh. të dhëna shëndetësore, anëtarësim sindikal), si dhe të dhëna mbi shpërblimin dhe menaxhimin e kohës.

Qëllimi: Rekrutimi.

Baza ligjore

  • Masat paraprake të kontratës (Neni 5, pika 1, “1.2” LMDH) — p.sh. shqyrtimi i aplikimeve, zhvillimi i intervistave, organizimi i procedurave të përzgjedhjes.
  • Interesi legjitim (Neni 5, pika 1,”1.6″ LMDH) — trajtimi efikas i aplikimeve dhe shkëmbimi i brendshëm i dokumenteve brenda grupit për qëllime administrative.
  • Pëlqimi (Neni 5, pika 1, “1.1” LMDH) — ruajtja e aplikimeve për vende pune të lira në të ardhmen.
  • Kategoritë e veçanta të të dhënave — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për ushtrimin e të drejtave ose përmbushjen e detyrimeve sipas së drejtës së punës (p.sh. deklarimi i një aftësie të kufizuar).
  • Të dhëna mbi vepra penale — përpunohen vetëm kur lejohet nga legjislacioni në fuqi dhe kur janë të nevojshme për pozicionin.

Përgjegjësi e përbashkët: Ekziston përgjegjësi e përbashkët mes departamentit të BNJ të Porsche Kosova dhe departamenteve përkatëse specialistike të shoqërive të grupit: BNJ operon portalin e aplikimit, përgatit dokumentacionin e vendeve të lira, kryen përzgjedhjen fillestare dhe administron kontratat; departamentet specialistike vendosin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve dhe punësimin.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT (p.sh. programe video-konference); konsulentë dhe ofrues të jashtëm shërbimesh (p.sh. qendra vlerësimi); autoritetet, vetëm kur kërkohet me ligj (p.sh. verifikimi i gjendjes gjyqësore).

Rekrutimi dixhital nëpërmjet aplikacioneve të mesazheve

Përshkrimi: Ne ofrojmë mundësinë e përfundimit të një pjese të procesit të aplikimit nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh, duke përdorur një integrim të dedikuar me API-në e mesazheve të biznesit të ofruesit përkatës. API-ja funksionon vetëm si një kanal teknik ndërmjetësimi dhe nuk përpunon të dhëna shtesë; ofruesi i mesazheve merr vetëm numrat e telefonit të kandidatëve dhe nuk ka akses në të dhëna të tjera personale apo në përmbajtjen e bisedave.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi; të dhëna mbi rrethanat personale ose profesionale.

Qëllimi: Thjeshtimi dhe përshpejtimi i komunikimit gjatë procesit të aplikimit.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — rritja e efikasitetit, përshpejtimi i komunikimit dhe përmirësimi i aksesueshmërisë për kandidatët.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimi IT për zbatimin teknik të platformës së rekrutimit; ofruesi i mesazheve, vetëm si kanal teknik ndërmjetësimi, me akses të kufizuar në numrat e telefonit.

Fillimi i marrëdhënies së punës me punonjës të rinj

Përshkrimi: Pasi një ofertë të jetë pranuar, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale për të përgatitur marrëdhënien e punës në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin. Kjo përfshin mbledhjen e të dhënave nëpërmjet një formulari të të dhënave personale, marrjen e një dëshmie penaliteti kur kërkohet me ligj, hartimin e kontratës së punës, organizimin e masave administrative dhe teknike për fillimin e punës (p.sh. akses IT, vend pune, sisteme regjistrimi kohe), dhe kryerjen e raportimeve të kërkuara ndaj autoriteteve dhe institucioneve të sigurimeve shoqërore.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna private kontakti dhe identifikimi; kategori të veçanta të të dhënave personale ose të dhëna mbi dënime penale, kur janë relevante; të dhëna krediti dhe bankare; të dhëna kontrate.

Qëllimi: Rekrutimi dhe fillimi i marrëdhënies së punës.

Baza ligjore

  • Masat paraprake të kontratës (Neni 5, pika 1, “1.2” LMDH ) — përgatitja dhe zbatimi i kontratës së punës.
  • Përmbushja e një detyrimi ligjor Neni 5, pika 1,”1.3″ LMDH) — p.sh. detyrime tatimore, të sigurimeve shoqërore ose raportuese.
  • Interesi legjitim Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — përgatitja e strukturuar dhe në kohë e marrëdhënies së punës (p.sh. akses i hershëm në sisteme).
  • Kategoritë e veçanta të të dhënave — përpunohen vetëm në masën e kërkuar sipas së drejtës së punës (p.sh. statusi i aftësisë së kufizuar të rëndë).
  • Të dhëna mbi dënime penale — përpunohen vetëm kur kërkohen dhe lejohen sipas legjislacionit në fuqi.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT (p.sh. sisteme BNJ dhe integrimi); autoritetet dhe organet publike (p.sh. sigurimet shoqërore, autoritetet tatimore); bankat, për pagesat e pagave.

10. Cookies, pako sociale dhe mjete të tjera gjurmimi

Faqja jonë e internetit përdor cookies dhe teknologji të ngjashme. Disa prej tyre janë teknikisht të nevojshme për funksionimin e faqes dhe përdoren në bazë të interesit tonë legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH ). Të tjera përdoren për qëllime statistikore ose për të shfaqur përmbajtje dhe reklama të personalizuara, dhe përdoren vetëm me pëlqimin tuaj (Neni 5, pika 1, “1.1” LMDH ). Informacion i hollësishëm mbi cookies që përdorim, qëllimin, periudhën e ruajtjes dhe mundësitë tuaja për t’i menaxhuar ato gjendet në Politikën tonë të Cookies.

11. Media sociale

Faqja jonë e internetit përdor veçori dhe pako të mediave sociale për të ofruar përmbajtje dhe për t’ju mundësuar ndërveprimin me rrjetet sociale. Kjo mund të sjellë transmetimin e të dhënave personale te operatorët e platformave përkatëse, aktualisht: Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe YouTube.

Përgjegjësia

Përgjegjësi e përbashkët: Për faqet tona në media sociale (p.sh. faqet e Facebook-ut, profilet e Instagramit, llogaritë e TikTok-ut), ne jemi përgjegjës së bashku me operatorin përkatës të platformës për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me ndërveprimet e përdoruesve, postimet, komentet, mesazhet dhe statistikat e anonimizuara të përdorimit (“insights”).

Përgjegjësia e vetme e operatorëve të platformave: Operatorët e platformave janë të vetmit përgjegjës për përpunimet e kryera në mënyrë të pavarur nga ta, si përdorimi i cookies, teknologjive gjurmuese apo reklamave të personalizuara, që janë jashtë kontrollit tonë. Ju lutemi referojuni politikës së privatësisë së secilës platformë për më shumë informacion.

Ndërveprimet dhe komunikimi

Përshkrimi: Kur ndërveproni me ne në media sociale — duke ndjekur faqet tona, duke pëlqyer, komentuar apo shpërndarë postime, duke postuar në faqet tona, ose duke na dërguar mesazhe — ne përpunojmë të dhënat tuaja personale.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi.

Qëllimi: Përgjigja ndaj kërkesave tuaja dhe analizimi e optimizimi i faqeve tona.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 5, pika 1, “1.6” LMDH) — përgjigje e besueshme ndaj kërkesave individuale dhe optimizimi i pranisë sonë në media sociale.

Periudha e ruajtjes: Rishikojmë rregullisht nevojën për ruajtjen e të dhënave në këto platforma dhe ndërmarrim hapa përkatës fshirjeje, megjithëse nuk mund të garantojmë fshirjen nga ana e operatorit të platformës.

Konkurse

Përshkrimi: Ne mund të organizojmë konkurse në faqet tona të mediave sociale. Pjesëmarrja kërkon që të përpunojmë të dhënat tuaja personale për administrimin e konkursit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi.

Qëllimi: Zhvillimi dhe administrimi i konkursit.

Baza ligjore: Përmbushja e kontratës / masave paraprake të kontratës Neni 5, pika 1,”1.2″ LMDH) — përmbushja e detyrimeve ndaj pjesëmarrësve, p.sh. njoftimi dhe shpërblimi i fituesve.

Periudha e ruajtjes: Të dhënat e pjesëmarrësve fshihen pasi të jetë shpallur fituesi. Të dhënat e fituesit përpunohen deri në dorëzimin e çmimit.

12. Ruajtja e të Dhënave

Ne ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur, përfshirë përmbushjen e çdo kërkese ligjore, kontabël, rregullatore ose raportuese. Kur nuk zbatohet asnjë periudhë specifike ruajtjeje e parashikuar me ligj, ne do t’i ruajmë të dhënat personale për kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin ato janë përpunuar, pas së cilës ato do të fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.

Pa cenuar parimin e përgjithshëm të mësipërm, zbatohen periudhat e mëposhtme specifike të ruajtjes:

Të Dhënat Kontabël dhe Financiare

Të dhënat personale të përfshira në dokumentet kontabël, faturat, të dhënat financiare dhe dokumentacionin tjetër mbështetës të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm në fushën e kontabilitetit, do të ruhen për një periudhë dhjetë (10) vjeçare nga fundi i vitit financiar të cilit i përket dokumentacioni përkatës, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin.

Të Dhënat për Parandalimin e Pastrimit të Parave (AML)

Të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara për qëllime të due diligence të klientit, verifikimit të identitetit, monitorimit të transaksioneve, dhe çdo informacion tjetër të kërkuar për t’u ruajtur sipas legjislacionit të zbatueshëm kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, do të ruhen për një periudhë pesëmbëdhjetë (15) vjeçare nga data e përfundimit të marrëdhënies së biznesit ose data e transaksionit rastësor, sipas rastit, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Me përfundimin e periudhës së zbatueshme të ruajtjes, të dhënat personale do të fshihen, shkatërrohen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt, në një mënyrë që parandalon rikonstruktimin ose përpunimin e tyre të mëtejshëm, përveç rastit kur një periudhë më e gjatë ruajtjeje kërkohet ose lejohet me ligj, ose është e nevojshme për themelimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

13. Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave, ju gjëndeni me të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:

  • E drejta për informim / akses — të merrni konfirmim nëse dhe në çfarë mase ne përpunojmë të dhëna për ju.
  • E drejta për korrigjim — të kërkoni korrigjimin ose plotësimin e të dhënave të paplota ose të pasakta.
  • E drejta për fshirje — të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja kur qëllimi i përpunimit ka pushuar së ekzistuari, përpunimi ka qenë i paligjshëm, përpunimi cenon në mënyrë disproporcionale interesat tuaja të mbrojtura, ose keni tërhequr pëlqimin mbi të cilin bazohej përpunimi — me përjashtim të rasteve kur ka detyrime ligjore ruajtjeje, procese gjyqësore në vazhdim, ose nevojë për vendosjen, ushtrimin apo mbrojtjen e të drejtave ligjore.
  • E drejta për kufizimin e përpunimit — kur kundërshtoni saktësinë e të dhënave, përpunimi është i paligjshëm por ju kundërshtoni fshirjen, ne nuk kemi më nevojë për të dhënat por ju keni nevojë për to për të drejta ligjore, ose keni kundërshtuar përpunimin ndërkohë që po verifikohen bazat tona.
  • E drejta për transferueshmërinë e të dhënave — të merrni të dhënat që na keni dhënë në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina, ose t’i transmetohen drejtpërdrejt një kontrolluesi tjetër, kur përpunimi bazohet në pëlqim ose kontratë dhe kryhet me mjete të automatizuara.
  • E drejta për kundërshtim — të kundërshtoni përpunimin e kryer për interes publik, në ushtrimin e autoritetit publik, ose bazuar në interesin tonë legjitim, kur ka arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë.
  • E drejta për tërheqjen e pëlqimit — në çdo kohë dhe pa dhënë arsye, me efekt vetëm për të ardhmen; tërheqja nuk ka pasoja negative për marrëdhënien tuaj të punës me ne.
  • E drejta për ankim — pranë Agjencinë për Informim dhe Privatësi (www.aip.rks-gov.net), nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.

14. Të dhënat e kontaktit

Kontakti për kërkesat e privatësisë

Porsche Kosova SHPK

Llapnasellë p.n. 10000 Prishtinë, KOSOVË

E-mail: dataprotection@porsche.al

Tel.: +383 38 606 900

Autoriteti mbikëqyrës: Agjencia për Informim dhe Privatësi www.aip.rks-gov.net

Privacy Policy — Porsche Kosova

Thank you for your interest in our company. The protection of your privacy when using our website (www.porsche-prishtina.com) or during our business activities is of particular importance to us. For this reason, below we provide you with detailed information on how we process your personal data, in accordance with Law No. 06/L-082 “On the Protection of Personal Data” (“Data Protection Law” or “DPL”)

Porsche Kosova sh.p.k. is, in general, the controller responsible for the data processing described below. In certain cases there may be joint responsibility with the relevant group company, where the latter is involved in the specific processing activity; where such joint responsibility exists, this is clearly stated in the description of the relevant processing activity.

This privacy policy applies to www.porsche-prishtina.com, its sub-pages and the processing related to them. It does not apply to websites controlled and operated by third parties.

1. Data integrity

The controllers have taken appropriate technical and organizational measures to protect your data, including safeguards against loss, manipulation and unauthorized access. These measures are reviewed regularly and adapted to technological developments. If a breach of the security of your personal data occurs that may result in a high risk to your rights and freedoms, we will notify you without undue delay, and we will also notify the Information and Privacy Agency (“the Agency”), in accordance with the notification obligations under the Data Protection Law.

2. Use by minors

Our online services and data processing activities are directed at people who have reached the age of 16. Under the Data Protection Law (Article 7, paragraph 1, DPL), the processing of a minor’s personal data, based on consent, in relation to information society services, is lawful only if the minor has reached the age of 16; below this age, consent must be given or authorized by the holder of parental responsibility. If we become aware that we have processed the data of a minor without the required parental authorization, we will discontinue this processing and delete the data without undue delay

3. Collection and processing of personal data

Information you provide to us

If you contact us or provide data through our website or during interaction with us, the data you provide to us will be processed for the purposes described in this policy.

Information we collect

When you visit our website, some personal data is collected automatically through cookies and similar technologies. For more information on the cookies we use, please see our Cookie Policy.

4. Transmission of data

Porsche Kosova does not carry out every processing activity itself and relies on carefully selected professional partners. These partners are contractually obliged to process your personal data in accordance with the Data Protection Law and to guarantee your rights through appropriate technical and organizational measures. Our partners are not entitled to use your personal data for their own or advertising purposes, or to pass it on to third parties. We do not pass your data on to third parties, such as address-trading companies or direct marketing companies.

Where recipients are located outside the territory of the Republic of Kosovo — including group companies located in the European Union, e.g. in Austria — we ensure an adequate level of protection through appropriate measures, such as an adequacy decision recognized under Kosovo legislation, standard contractual clauses, or other appropriate measures approved by the Agency, in accordance with the provisions of the Data Protection Law on the international transfer of data (Articles 46–49).

5. Data processing on the website

General contact form

Description: When you submit a form or message, we process the information provided in order to handle your request.

Data categories: Contact and identification data, as well as free-text fields.

Purpose: Responding to the request and administering communication.

Legal basis

  • Performance of pre-contractual measures (Article 5, paragraph 1, “1.2” DPL) — to process and respond to your individual request.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — our legitimate interest consists in the reliable and individual processing of your requests.

Data recipients: Employees of the relevant departments; group companies.

6. Data processing in business operations

6.1 Supplier Portal

Description: Potential and existing suppliers may provide their company data during negotiations and interactions, so as to be considered as business partners and to take part in tenders or to enable services and products. During the registration process, basic company data, contact data and documentation proving the legal form and fulfillment of compliance requirements are collected. Suppliers must accept the applicable procurement conditions and the Code of Conduct for Business Partners.

Data categories: Professional contact and organizational data, contractual data, solvency and banking data.

Purpose: Conducting tenders and contract-conclusion processes.

Legal basis

  • Performance of the contract / pre-contractual measures (Article 5, paragraph 1, “1.2” DPL) — to carry out the registration and begin administering supplier contracts.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — to manage procurement processes efficiently, to verify the suitability of suppliers and to maintain a stable relationship with suppliers.

Data recipients: Group companies; IT service providers.

Retention period: Registration data: for the entire duration of the relationship with the supplier. Contract and compliance data: 10 years.

7. Data processing in the context of compliance

Gifts and benefits

Description: In accordance with anti-corruption legislation and our internal compliance policies, benefits (invitations, gifts, etc.) offered or received are recorded in our compliance database and are subject to an approval process. All gifts to and from third parties with a business connection are documented transparently.

Data categories: Contact and identification data of business partners and employees.

Purpose: Compliance.

Legal basis: Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — exchange of data within the group for internal administrative purposes and the prevention of fraud.

Data recipients: Group companies; internal compliance department; external service providers (e.g. for database operation); authorities, where required by law.

Whistleblowing system

Description: Employees and external business partners may use our whistleblowing system to report suspected violations of the law, internal policies or compliance requirements, including anonymously where the system allows. Reports are reviewed and processed by the responsible compliance function and, where applicable, by group compliance.

Data categories: Contact and identification data; special categories of personal data, where related to the report; data relating to criminal offenses or administrative misdemeanors, where related to the report.

Purpose: Compliance with laws and the prevention of fraud and other unlawful acts.

Legal basis

  • Performance of a legal obligation (Article 5, paragraph 1, “1.3” DPL) — including obligations under applicable legislation on the protection of whistleblowers.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — detecting and preventing violations and protecting the company and its employees.
  • Special categories of data and data on criminal offenses or administrative misdemeanors — processed only where necessary to clarify a matter of substantial public interest and where permitted by the legislation in force.

Data recipients: Group compliance; authorities and courts, where required by law; external reviewers or lawyers, where necessary.

8. Business Partner Due Diligence (BPDD)

Description: In-depth due diligence of the group’s business partners is carried out through a dedicated cloud tool. Business partners’ data is collected for a risk assessment (comparison with internal integrity lists and external databases) and, where necessary, supplemented with additional information. The compliance department prepares a report based on this assessment; business partners that do not meet the requirements may be included in the group’s integrity list and excluded from cooperation.

Data categories: Organizational data, contract data, IT usage data, financial and solvency data, data on personal or professional circumstances, special categories of personal data and data relating to criminal offenses or administrative misdemeanors, where applicable.

Purpose: Compliance and the prevention of fraud.

Legal basis

  • Performance of a legal obligation (Article 5, paragraph 1, “1.1” “1.3” DPL) — e.g. anti-money laundering, anti-corruption and international sanctions requirements, applicable in Kosovo and within the group.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — preventing corruption and financial crime and ensuring a legally sustainable supply chain within the group.
  • Special categories of personal data — processed only to the extent necessary to protect a substantial public interest, on a specific legal basis.
  • Data on criminal offenses or administrative misdemeanors — processed only where necessary for assessing the integrity of business partners and where permitted by the legislation in force.

Joint responsibility: Where the in-depth due diligence process is carried out together with the wider group, the relevant companies jointly determine the purposes and means of processing, while responsibilities are divided between the local group company (initial registration and risk assessment) and Porsche Kosova / the group compliance function (in-depth assessment, reporting and approval decisions).

Data recipients: Group companies; external service providers engaged to carry out the due diligence; IT service providers; authorities and regulators, where required by law.

Background checks

Description: As part of the application process for managerial and senior-level positions, we may carry out a background check based on publicly accessible sources and approved databases (e.g. commercial register, sanctions lists). Profiling and private searches on social media are excluded. The report is sent to the HR representative who requested the check and, where applicable, to the senior HR management of the group; the full report is stored separately from the personnel file, which records only the fact that a check has been carried out.

Data categories: Personal, professional and financial data; data on criminal charges, where related. Special categories of personal data are not processed, except in exceptional cases required by law.

Purpose: Compliance, integrity verification and the prevention of fraud.

Legal basis: Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — ensuring compliance and integrity, e.g. verification of previous employment, qualifications or solvency, where relevant to the position.

9. Data processing in the application process

Application and selection process

Description: As part of the application process, we process personal data in order to review documents, communicate with candidates, organize and conduct selection procedures (including online interviews), carry out further selection steps (e.g. assessment centers or knowledge tests for trainees), share applications with HR and the relevant hiring department, provide feedback after the selection process has ended, and, with your express consent, retain your application beyond the current process in order to contact you about future job vacancies.

Data categories: Private contact and identification data, professional contact and organizational data, IT usage data, special categories of personal data where relevant (e.g. health data, trade union membership), as well as data on remuneration and time management.

Purpose: Recruitment.

Legal basis

  • Pre-contractual measures (Article 5, paragraph 1, “1.2” DPL) — e.g. reviewing applications, conducting interviews, organizing selection procedures.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — efficient handling of applications and internal exchange of documents within the group for administrative purposes.
  • Consent (Article 5, paragraph 1, “1.1” DPL) — retaining applications for future job vacancies.
  • Special categories of data — processed only where necessary for exercising rights or fulfilling obligations under employment law (e.g. declaration of a disability).
  • Data on criminal offenses — processed only where permitted by the legislation in force and where necessary for the position.

Joint responsibility: There is joint responsibility between the HR department of Porsche Kosova and the relevant specialist departments of the group companies: HR operates the application portal, prepares vacancy documentation, carries out the initial selection and administers contracts; the specialist departments decide on the final selection of candidates and on hiring.

Data recipients: Group companies; IT service providers (e.g. video-conferencing programs); consultants and external service providers (e.g. assessment centers); authorities, only where required by law (e.g. criminal record check).

Digital recruitment via messaging applications

Description: We offer the option of completing part of the application process via a messaging application, using a dedicated integration with the respective provider’s business messaging API. The API functions solely as a technical intermediary channel and does not process additional data; the messaging provider receives only the candidates’ telephone numbers and has no access to other personal data or to the content of conversations.

Data categories: Contact and identification data; data on personal or professional circumstances.

Purpose: Simplifying and speeding up communication during the application process.

Legal basis: Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — increasing efficiency, speeding up communication and improving accessibility for candidates.

Data recipients: Group companies; IT service provider for the technical implementation of the recruitment platform; the messaging provider, solely as a technical intermediary channel, with limited access to telephone numbers.

Commencement of the employment relationship with new employees

Description: Once an offer has been accepted, we collect and process personal data in order to prepare the employment relationship efficiently and in accordance with the law. This includes collecting data through a personal data form, obtaining a certificate of no criminal record where required by law, drafting the employment contract, organizing the administrative and technical measures for starting work (e.g. IT access, workplace, time-recording systems), and making the required reports to the authorities and social insurance institutions.

Data categories: Private contact and identification data; special categories of personal data or data on criminal convictions, where relevant; credit and banking data; contract data.

Purpose: Recruitment and commencement of the employment relationship.

Legal basis

  • Pre-contractual measures (Article 5, paragraph 1, “1.2” DPL) — preparing and performing the employment contract.
  • Performance of a legal obligation (Article 5, paragraph 1, “1.3” DPL) — e.g. tax, social insurance or reporting obligations.
  • Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — structured and timely preparation of the employment relationship (e.g. early access to systems).
  • Special categories of data — processed only to the extent required under employment law (e.g. severe disability status).
  • Data on criminal convictions — processed only where required and permitted under the legislation in force.

Data recipients: Group companies; IT service providers (e.g. HR systems and integration); authorities and public bodies (e.g. social insurance, tax authorities); banks, for salary payments.

10. Cookies, social plugins and other tracking tools

Our website uses cookies and similar technologies. Some of them are technically necessary for the operation of the site and are used on the basis of our legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL). Others are used for statistical purposes or to display personalized content and advertisements and are used only with your consent (Article 5, paragraph 1, “1.1” DPL). Detailed information on the cookies we use, their purpose, retention period and your options for managing them can be found in our Cookie Policy.

11. Social media

Our website uses social media features and plugins to provide content and to enable you to interact with social networks. This may result in the transmission of personal data to the operators of the respective platforms, currently: Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn and YouTube.

Responsibility

Joint responsibility: For our pages on social media (e.g. Facebook pages, Instagram profiles, TikTok accounts), we are jointly responsible with the respective platform operator for the processing of personal data relating to user interactions, posts, comments, messages and anonymized usage statistics (“insights”).

Sole responsibility of platform operators: Platform operators are solely responsible for processing carried out independently by them, such as the use of cookies, tracking technologies or personalized advertising, which are outside our control. Please refer to each platform’s privacy policy for more information.

Interactions and communication

Description: When you interact with us on social media — by following our pages, liking, commenting on or sharing posts, posting on our pages, or sending us messages — we process your personal data.

Data categories: Contact and identification data.

Purpose: Responding to your requests and analyzing and optimizing our pages.

Legal basis: Legitimate interest (Article 5, paragraph 1, “1.6” DPL) — reliable response to individual requests and optimization of our presence on social media.

Retention period: We regularly review the need to retain data on these platforms and take appropriate deletion steps, although we cannot guarantee deletion by the platform operator.

Contests

Description: We may organize contests on our social media pages. Participation requires us to process your personal data for the administration of the contest.

Data categories: Contact and identification data.

Purpose: Conducting and administering the contest.

Legal basis: Performance of the contract / pre-contractual measures (Article 5, paragraph 1, “1.2” DPL) — fulfilling obligations to participants, e.g. notifying and rewarding winners.

Retention period: Participants’ data is deleted once the winner has been announced. The winner’s data is processed until the prize has been delivered.

12. Data Retention

We retain personal data only for as long as necessary to fulfill the purposes for which it was collected, including to satisfy any legal, accounting, regulatory or reporting requirements. Where no specific retention period is provided for by law, we will retain personal data for the duration necessary to achieve the purpose for which it was processed, after which it will be securely deleted or anonymized.

Without prejudice to the general principle above, the following specific retention periods apply:

Accounting and Financial Data

Personal data included in accounting documents, invoices, financial records and other supporting documentation required under applicable accounting legislation will be retained for a period of ten (10) years from the end of the financial year to which the relevant documentation relates, in accordance with Law No. 06/L-032 on Accounting, Financial Reporting and Auditing.

Anti-Money Laundering (AML) Data

Personal data collected and processed for the purposes of customer due diligence, identity verification, transaction monitoring, and any other information required to be retained under applicable anti-money laundering and counter-terrorism financing legislation will be retained for a period of fifteen (15) years from the date of termination of the business relationship or the date of the occasional transaction, as applicable, in accordance with the requirements of Law No. 05/L-096 on the Prevention of Money Laundering and Combating Terrorist Financing.

Upon expiry of the applicable retention period, personal data will be securely deleted, destroyed or anonymized, in a manner that prevents its reconstruction or further processing, unless a longer retention period is required or permitted by law, or is necessary for the establishment, exercise or defense of legal claims.

13. Your rights

Under the Data Protection Law, you have the following rights in relation to your personal data:

  • Right to information / access — to obtain confirmation of whether and to what extent we process data about you.
  • Right to rectification — to request the correction or completion of incomplete or inaccurate data.
  • Right to erasure — to request the deletion of your data where the purpose of processing has ceased to exist, the processing has been unlawful, the processing disproportionately infringes your protected interests, or you have withdrawn the consent on which the processing was based — except where there are legal retention obligations, ongoing court proceedings, or a need for the establishment, exercise or defense of legal rights.
  • Right to restriction of processing — where you contest the accuracy of the data, the processing is unlawful but you object to erasure, we no longer need the data but you need it for legal rights, or you have objected to the processing while our grounds are being verified.
  • Right to data portability — to receive the data you have provided to us in a structured, commonly used and machine-readable format, or to have it transmitted directly to another controller, where the processing is based on consent or contract and is carried out by automated means.
  • Right to object — to object to processing carried out in the public interest, in the exercise of public authority, or based on our legitimate interest, where there are grounds relating to your particular situation.
  • Right to withdraw consent — at any time and without giving reasons, with effect only for the future; withdrawal has no negative consequences for your employment relationship with us.
  • Right to lodge a complaint — with the Information and Privacy Agency (www.aip.rks-gov.net), if you believe that your data protection rights have been violated.

14. Contact details

Contact for privacy requests

Porsche Kosova SHPK

Llapnasellë p.n. 10000 Prishtinë, KOSOVO

E-mail: dataprotection@porsche.al

Tel.: +383 38 606 900

Supervisory authority: Information and Privacy Agency www.aip.rks-gov.net